Wednesday, April 17, 2019

Hamëz Jashari









Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Ishte djali i dytë i mixhës Shaban. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj. Më 30 janar 1991 iubashkëngjit të vëllait dhe s’ju nda deri në vdekje. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi de Besarta. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.


Hamëz Jashari monument in Skënderaj - Srbica.jpg
Hamëz Jashari
Lindi më1950
VendlindjaPrekaz, Kosovë
Vdiq më1998
VendvdekjaPrekaz, Kosovë
ProfesioniUshtarake
Vitet aktiv1991-1998
OrganizataUCK KLA.svg UÇK
TitulliKomandant
ÇmimeUrdhri Hero i Kosovës.jpg Urdhri Hero i Kosovës








Përtej Legjendave

(Heroit të kombit Hamëz Jashari)

Ulur burri tek shkallët e shtëpisë


Dredh mustakun e thellë mendon

Mbledh në mendje copa t'historisë

Koburën në xherdan po e shtrëngon.




Shikon diellin e ngritët në këmbë

Çka po errësohen malet e mia

Nuk duron jo, robëri ky vend

Ku janë burrat thërret Shqipnia.




Se qysh kur Zoti madh bëri dhenë

Aq kohë shqiptari ishte në këto troje

Stërgjyshët e mi këtu bënë folenë

E ne sot këtu atdheut i bëjmë roje.




O vlla Adem ta lumsha pushkën

Predhat me gjoks kam me i ndalë

Të betuar sot ne e bëjmë luftën

Lirinë askush s'na dha me fjalë.



Mbi qiellin e Kosovës jeni si diell

O bijtë e shqiponjës na bëni roje

Krahë për krahë me Skënderbenë

Viganë të shenjtë për këto troje.




Driton Smakaj✍✍

Referenca :wikipedia

Kullat e Familjes Jashari


Kompleksi i shtëpive të familjes Jashari ( lagja e Jasharajve)

Jump to navigationJump to search
Kompleksi i shtëpive të familjes Jashari ( lagja e Jasharajve)
Kompleksi i shtëpive të familjes Jashari ne Prekaz 16.jpg
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrekazSkenderajKosovë
NdërtuarShek. XX
Organi drejtuesKomuna Skenderaj
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3494
Kompleksi i shtëpive të familjes Jashari ( lagja e Jasharajve) është një monument i trashëgimisë kulturore në PrekazSkenderajKosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharai.

Kulla e Ahmet Delisë




Kulla e Ahmet Delisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz i EpermSkënderajKosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor"

Kulla e Ahmet Delisë

Lloji Arkitekturore
Vendndodhja Prekaz i Epërm, Skënderaj, Kosovë
Ndërtuar Shek. XXI


Monument Kulture në Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
Lloji Nën mbrojtje
Nr. i referencës 4016


Ahmet Delia



Monday, April 15, 2019

Kulla e Tahir Mehës


Kulla e Tahir Mehës

Jump to navigationJump to search

Kulla e Tahir Mehës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz te Poshtem, SkënderajKosovë.Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër


Lloji Arkitekturore


Vendodhja trashëgimisë kulturore në Prekaz te Poshtem, Skënderaj, Kosovë


Ndërtuar Shek. XXI

Monument Kulture në Kosovë


Emri zyrtar: Monument /Ansambël


Lloji Nën mbrojtje


Nr. i referencës 4017

Referenca: TV-T7

Referenca :wikipedia



































Referenca:Wikipedia

Kulla e Ilaz Kodrës



Kulla e Ilaz Kodrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz te Poshtem, Skënderaj, Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 4015












Kulla e Ilaz Kodrës


Lloji Arkitekturore


Vendndodhja Prekaz i Poshtem, Skënderaj, Kosovë


Ndërtuar Shek. XXI




Monument Kulture në Kosovë


Emri zyrtar: Monument /Ansambël


Lloji Nën mbrojtje


Nr. i referencës 4015








Referenca:RTV21

Referenca wikipedia

Rruga për në Prekaz

Rruga për në Prekaz, vendi i cili bashkon shqiptarët



Prekazi është në komunën e Skënderajt, Kosovë.

Është e lehtë të shkosh të kompleksi memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.

Skenderaj-Prekaz 5 Min 1.5 KM
Mitrovicë -Prekaz 37 Min 23 KM
Ferizaj - Prekaz 1h 25 Min 60 KM
Prishtine –Prekaz 1h 18 Min 45 KM
Prizren – Prekaz 1h 28 Min 82 KM
Peje- Prekaz 1h 20 Min 58 KM
Gjilan – Prekaz 2h 98 KM
Podujevë - Prekaz 1h 35 Min 64 KM
Tiranë - Prekaz 3h 40min 256 KM
Shkup - Prekaz 2h 15 Min 128 KM

Vizita ne Prekaz

Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz gjatë një dite ka 12 mijë vizitorë


Objekte të shumta të përditshmërisë që nga kamioni lodër i Blerim Jasharit deri të arma e Komandantit Adem Jashari janë ekspozuar në muzeun e Kompleksit

Memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Prekazi, fshat në Komunën e Skënderajt bëhet adresë e mijëra vizitorëve nga e gjithë bota shqiptare. Ata vijnë të shohin dhe dëgjojnë historinë e betejës dhe sakrificës së këtij fshati për liri,



59 viktima përfshirë, gra dhe fëmijë ranë në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kur forcat serbe e rrethuan fshatin Prekaz duke pasur në shënjestër familjen e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.



Shtëpitë e shkatërruara nga plumbat dhe artileritë e ushtrisë serbe vizitohen çdo vit nga rreth 500 mijë njerëz.
Me gjithë madhështinë dhe historinë që e bart ky kompleks ai ka filluar të shkatërrohet në mungesë të konservimit

Bunkeri i Adem Jasharit

Ky është bunkeri i Adem Jasharit jo shume larg nga kullat e familjes Jashari. Pas dy dekadave ky bunker ende qëndron ashtu siç e kishte ndërtuar Komandanti legjendar Adem Jashari, ai nga aty vëzhgonte te gjithe lagjen Jashari. Ky bunker bën pjese ne kompleksin memorial, sot ky bunker vizitohet nga qindra dhe mijera vizitore

Sunday, April 14, 2019

Prekaz vidoe


Ilaz Kodra



Ilaz Ismajl Kodra lindi më 3 maj të vitit 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, Gjimnazin, i ka kryer në Skenderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e ka kryer në Slloveni.

Ndikimi atdhetar, që kishte ushtruar te rinia përparimtare dhe revolucionare e Prekazit e më gjerë, akti heroik dhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të vitit 1981, kundër policisë jugosllave, i kishte dhënë impulse idesë së vazhdimit pa kthim të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Edhe Ilazi, ashtu si më parë Adem dhe Hamëz Jashari kishin mendime identike lidhur me nevojën e fillimit të luftës së armatosur, në kohën kur po shihej mirëfilli se Jugosllavia do të shpërbëhej dhe kur tashmë kishte filluar shkatërrimi i saj me ndarjen e Sllovenisë dhe me fillimin e luftës në Kroaci e më vonë edhe në Bosnje e Hercegovinë.



Ilaz Kodra mbante kontakte ilegaliteti me komandantin Adem Jashari dhe me pjesëtarët e bërthamës së parë çlirimtare të Drenicës. Ata, në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’ u armatosur. Atje, me dijeninë e kryetarit Ramiz Alia ishte caktuar një grup oficerësh shqiptarë: Ylli Mici, Hysen Imeri, Agron Dhimarko e të tjerë, të cilët morën pjesë në stërvitjen e tyre ushtarake, meqë ata ishin përcaktuar për luftë të armatosur kundër pushtuesit dhe jo për politikën pacifiste të pritjes dhe durimit deri në skllavëri e nënshtrim.

Stërvitja e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, Ilaz Kodrës, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, edhe pse ishte mbajtur top sekret shtetëror, qysh gjatë asaj kohe e kishte zbuluar shërbimi sekret serb, përmes informatorëve të veta në Tiranë, në mërgatë dhe në Kosovë.

Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë tw daltws 4.10.1996, lidhur me ndjekjen që kishte filluar kundër Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Besim Ramës, Avni Nurës, Jakup Nurës, Fadil Kodrës, Nuredin Lushtakut, Rafet Ramës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Sahit Jasharit, Zenun Kodrës, Ali Januzit dhe Idriz Asllanit, thuhet se tw gjithë këta akuzohen se “në gjysmën e dytë të vitit 1992, pas qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, ku së bashku, ushtarakisht janë stërvitur me pjesëtarët e armatës shqiptare nën komandën e eprorëve të tyre. Në territorin e komunës së Skënderajt kanë formuar grupin “terrorist armiqësor” dhe së bashku me shumë persona ende të paidentifikuar janë bërë anëtarë të të njëjtit grup, kanë filluar armatosjen e grupit dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe të armëve, municionit dhe të mjeteve eksplozive, pushkë, automatikë, pushkë me snajper, revolverë, bomba dore, mina, trombllonë dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Prej tyre një pjesë e kanë sjellë nga Republika e Shqipërisë, pastaj rregullisht, nga gjysma e dytë e vitit 1992 e deri në fund të shtatorit të vitit 1976, në mal, në afërsi të fshatit Prekaz i Ulët, kanë stërvitur shkathtësitë ushtarake, përdorimin e armëve të zjarrit, rregullisht kanë stërvitur në gjuajtjen e tyre në shenjë, kanë mbajtur mbledhje ilegale, më së shpeshti në Prekazin e Ulët, në të cilat mbledhje janë marrë vesh dhe kanë planifikuar kryerjen e aksioneve të armatosura në territorin e komunës së Gllogovcit, Pejës, Vuçitërnës dhe Mitrovicës dhe pas këtyre përgatitjeve të bëra me qëllim të rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ kanë ndërmarrë aktet e dhunës në territoret e këtyre komunave. Sipas marrëveshjes paraprake, në të njëjtën kohë dhe në bashkëveprim me grupet e tjera terroriste, të cilat këto akte në mënyrë të vazhdueshme i kanë kryer në territorin e Kosovës, me ç’rast me dashje kanë privuar nga jeta 4 persona dhe kanë tentuar që t’i privojnë edhe 16-të persona të tjerë, me çka te qytetarët kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë.”

Qysh në vitin 1991, Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, kanë shkuar në Shqipëri, ku edhe i kanë kryer stërvitjet ushtarake dhe kanë mësuar taktikat e sulmit dhe të tërheqjes. Ai e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih ku kishte zhvilluar një aktivitet të fortë atdhetar dhe kishte bindur bashkatdhetarët që ta ndihmojnë luftën dhe të rreshtohen në radhët e UÇK-së.

Në periudhën para fillimit të luftës së hapur kundër forcave pushtuese serbe, Ilaz Kodra mori pjesë aktive në forcimin e njësiteve luftarake të UÇK-së, në mobilizimin e vullnetarëve. Po ashtu, ai mori pjesë edhe betejën e njohur të Rezallës së Re, (Ish-Ludovik) betejë kjo që u zhvillua më 26 nëntor të vitit 1997.

Më 22 maj të vitit 1993, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Besim Rama, Rafet Rama, Jakup Nura dhe Fadil Kodra të armatosur me pushkë automatike, kanë zënë pritë në afërsi të rrugës në kalimin hekurudhor në hyrje të Drenasit, nga ku rreth orës 22.40 minuta kanë hapur zjarr me rafal kundër policisw të ndërrimit të tretë të MUP-it, në Drenas, mbi veturën zyrtare të policisë me ç’rast janë vrarë policët Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse lëndime të rënda trupore kanë marrë policët Zoran Iliq dhe Sinisha Mirosavleviq, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë policët Bojan Mladenoviq, Miroljub Milenkoviq dhe Predrag Perishiq.

Policët e MUP-it të Serbisë, Safet Gashi dhe Sinan Stefanoviq nuk kanë pësuar lëndime. Ky sulm i armatosur kundër nëntë policëve serbë, të cilët për çdo ditë maltretonin dhe përdhunonin shqiptarët në Drenicë, po i ngjallte shpresat e popullatës liridashëse, e cila tashmë ishte bindur se lufta për çlirimin e Kosovës nuk do të vononte.

Para dhe pas këtij sulmi, Ilaz Kodra ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarët kanë jetuar ilegalisht dhe kanë marrë pjesë në aksione të ndryshme kundër policisë serbe në Drenicë, Mitrovicë, Pejë Dukagjin e gjetkë.

Pas betejës së Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë në Prekaz më 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, bashkëluftëtarët e Komandantit vazhdojnë veprimet luftarake duke e zgjeruar UÇK-në po thuajse në çdo fshat të kësaj ane. Ilaz Kodra, Fehmi Lladrovci, Abedin Rexha e të tjerë ishin kthyer në Drenicë së bashku me familjet e tyre. Po ashtu, frontet e luftës ishin zgjeruar edhe në Dukagjin, Anadrin, Neredime, në Shalë e në Llap.

Ilaz Kodra ishte pjesëtar i kreut të luftës në Drenicë. Së bashku me Sami Lushtakun, Hashim Thaçin, Sylejman Selimin, Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Nuredin Lushtakun, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqin-Lladrovci, Abedin Rexhën, Musë Jasharin, Sahit Jasharin, Shaban Shalën, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Ilaz Dërgutin, Asllan Fazliun, Besim Malën, Sabit Llardovcin e shumë të tjerë, komandant Ilaz Kodra ka marrë pjesë si në organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare, ashtu edhe në zhvillimin e saj në terren, në malet e Qyqavicës dhe gjithandej në Drenicën Qendrore.

Pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xheva Krasniqit-Lladrovci më 22 shtator të vitit 1998, Ilaz Kodra u caktua komandant i kësaj Brigade, e cila mori emrin e komandant të saj të parë, Fehmi Lladrovci.

Në krye të kësaj Brigade, komandanti Ilaz Kodra ofroi rreth vetës luftëtarë të përkushtuar. Gëzonte respekt nga luftëtarët për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizmin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Ilazi ishte kudo ku luftohej. Në luftë ishin mobilizuar edhe shumë të afërm të tij të lagjes Kodra si Samiu, Hasani, Nysreti, Zenuni, Fadili, Sabriu, Emini, Haliti, Hajdini, Hetemi, Bekimi e shumë të tjerë

Rrezja e veprimit luftarak e Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci” e Zonës Operative të Drenicës shtrihej në një pjesë të Qyqavicës, prej Kronit të Mbretit, në Vasilevë në Drenas, Verboc Shtuticë, Baks, Qirez, Morinë, Dashevc, Prekaz, Polac, Prelloc, Skenderaj e deri në Tërnac.

Në prill të vitit 1999, forcat okupatore serbe të goditura ashpër nga aeroplanët e NATO-s mllefin dhe zemërimin po e derdhnin kundër popullatës civile duke pushkatuar e masakruar kudo ku ata bënin përpjekje të mbijetonin, në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt.

Me të marrë lajmin se forcat serbe po bënin përpjekje të mësynin popullatën civile në fshatin Verboc e Shtuticë, Ilaz Kodra niset për t i shkuar në ndihmë popullatës.

Në mëngjes herët rreth orës 5.30 minuta fillon breshëria e sulmit të forcave armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra ka luftuar fyt për fyt kundër forcave serbe. Ai ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Verbovc te Drenasit”.

Ndryshe, në vitin 2012 është zbuluar busti i heroit dhe është inauguruar kulla-muze e tij.(marrur nga Kosovapress)




Epopeja e UÇK-së


EPOPEJA E UÇK-SË

5, 6 dhe 7 marsi 1998, janë cilësuar si:

Beteja që përcaktoj të ardhmen e shqiptarëve.
Beteja që ua ktheu dinjitetin shqiptarëve.
Beteja që frymëzon çdo atdhetar.
Epopeja e UÇK-së.




Diku pas orës 3, pas mesnate, të datës 5 mars 1998, forca të shumta terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara kanë shpërthyer rrethojën e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë në Skënderaj dhe janë vërsulur në shtëpitë e familjes Jasharaj. Këto mjete të blinduara, të përcjella me policë dhe ushtarë serbë, kanë hyrë në trojet e kësaj familjeje me drita të fikura, duke shtënë dhe qëlluar mbi gjithçka. Diçka më vonë, forca tjera policore të pajisura, me pizgaverë, tanke, topa të kalibrave të ndryshëm kundër-ajrorë, kanë shkuar në drejtim të Palacit, ku janë pozicionuar. Ndërkohë kanë arritur edhe forca të mëdha nga drejtimi i Gllogofcit (Drenasit), që supozohet të kenë qenë mbi 60 mjete të blinduara dhe makina tjera të ushtrisë dhe policisë serbe.

Kështu, prej orëve të hershme të mëngjesit e deri në orë të vona të mbrëmjes ishin dëgjuar të shtëna kryesisht nga armë të rënda artilerike, kurse lagjja Jasharaj që në fillim ishte djegur në flakë. Shtëpitë e tyre u rrënuan përtokë. Meqë ishte vënë një rreth i hekurt, nuk ka pasur mundësi as të hyhej as të dilej prej atij shtetrrethimi. Pos lagjes së Jasharëve, njësitë terroriste policore-ushtarake të Serbisë kanë vazhduar të shtinë edhe mbi lagjet Lushtaku dhe Ferizi të Prekazit.

Dëshmitarët kanë pohuar se 12-13 autoblinda ishin stacionuar në vendin ndërmjet Mikushnicës dhe Prekazit. Policia dhe ushtria serbe i përdorte tanket për t'i shkelur këto lagje e shtëpi në fshatin Mikushnicë, që ka nja 100 shtëpi, ku të gjithë banorët ishin larguar. Në malet e Krasaliqit, Prellofcit, Kozhicës e Gradicës qenë vendosur familjet e evakuara të Mikushnicës, por edhe të fshatrave Prekaz e Palac, ato familje që kanë pasur mundësi të largohen.

Vetëm ata njerëz që u gjendën brenda shtetrrethimit e dinë tmerrin e asaj dite që manifestohej me gjëmime, goditje, rrënime dhe flakë.

Pos rrethit të parë që përfshinte Palacin e Prekazin, ekzistonte edhe rrethi i dytë i shtetrrethimit, i bërë nga forcat terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe, që nga Shipoli, Tërrnafci, dy Klinat, Llausha, Rezalla, Kryshefci dhe Polluzhë e vazhdonte pastaj deri në Açarevë, Kopiliq e Vojnik. Flitej se në Prekaz kishin hyrë këmbësoria nëpër familje duke masakruar njerëz që kishin mbetur nëpër shtëpi. Qytetarë të shumtë ishin evakuar edhe nga Galica.

Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pas asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje. Sipas rrëfimit të Besarta Jasharit, dëshmitare e kësaj Epopeje, “ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan. Atë ditë, u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi, pasi ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushura me armatim.

Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan. Në mbrëmje, Adem Jashari së bashku me djemtë, Blerimi, Kushtrimi dhe Igaballi i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën”.[1]

Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, gjegjësisht me 6 mars 1998, luftimet sipas rrëfimit të Besartës filluan kështu, “Që në mëngjes, nisën përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat. Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Më tragjikja ka qenë një granatë e cila i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes tonë. Nga kjo granatë dhe disa të tjera që u hodhën rresht, nga plagët e marra vdiqën edhe Hidajetja, vajza e Rifatit dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Adem, që luftonin nga një pozicion në tjetrin”.[2] Nga kjo mund të kuptohet se beteja vetëm sa po përshkallëzohej edhe më shumë, edhe përkundër dëmeve që po shkaktoheshin dita ditës.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që konsiderohet edhe si dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, dita e lavdishme e Epopesë së UÇK-së, nga Besarta përshkruhen edhe momentet e fundit dhe kryesore për luftimet në shtëpinë e Jasharajve, “Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi. Afër derës së podrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekja për të na mbrojtur. Të gjallë ishim edhe vetëm unë dhe Kushtrimi.

E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra. Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatikë në dorë. Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkojë te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja në emër, por s'përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite”.[3]

Nga këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Prandaj, fenomeni i Adem Jasharit, nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën e lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tërësinë e sfidave që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete etj.

Të rrallë dhe të papërsëritshëm janë këto figura dhe jo rastësisht Adem Jashari në një moment thotë “Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit”. Kjo i ngjan Anteut, Akilit për të luftuar të keqën deri në vetëflijim. Më kuptimplotë, pesë, gjashtë dhe shtatë marsin dhe Adem Jasharin e bënë edhe krijimi i një filozofie të re në mendësinë shqiptarëve, për jetën dhe perspektivën e tyre. Në këtë rrafsh filozofia e veprimit në këtë ngjarje derivon në mënyrë koncensuale aspektet praktike të krijimit të shtetit dhe të jetës së lirë.

Beteja e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit në Prekaz, nga distanca kohore dhe aspekti historik e shkencor merr këto portretizime:
Mbyll një kaptinë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës, dhe fillon një etapë e re;
Kthen dinjitetin pothuajse të përbuzur;
Qartëson më shumë se kurrë pozicionin e shqiptarëve në raport me Serbinë;
Krijon rrethana politike e diplomatike më të favorshme për Kosovën në Ballkan, Evropë dhe Amerikë;
Ruan koherencën në veprime duke i përshtatur rrethanave në Kosovë; dhe në fund;
Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit XX, fundin e regjimit të Serbisë.



Nga kjo sintagmë që është më shumë se një refren, ne do të ecim duke portretizuar figurën e Jasharajve që është emblematike dhe figurë gjenerale e historisë kombëtare shqiptare. Nga ky refleksion Jasharajt paraqesin në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqesin mendjen, artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Republikës së Kosovës.

[1] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari, Prishtinë, 2003, f. 91-92.

[2] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 92-93.

[3] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 93-94.

Akti i themelimit



PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT PËRKUJTIMOR “ADEM JASHARI” NË PREKAZ ME INTERES TË VEÇANTË NACIONAL

Kuvendi i Kosovës,Në mbështetje të Rregullores nr. 2001/9 të datës 15 Maj 2001 për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.1 (e), dhe (l).

Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje si zonë me interes të veçantë të kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore për qytetarët e Kosovës,

Miraton:

LIGJIN PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT PËRKUJTIMOR “ADEM JASHARI” NË PREKAZ ME INTERES TË VEÇANTË NACIONAL

Neni 1

Me këtë Ligj përcaktohet statusi i Kompleksit përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz, kujdesi ndaj këtij kompleksi, mbrojtja nga ndikimet politike dhe obligimet e institucioneve të Kosovës.

Neni 2

Kompleksi përkujtimor "Adem Jashari" shpallet Zonë me interes të veçantë nacional për Kosovën dhe vihet në mbrojtje të institucioneve të Kosovës.

Neni 3

Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë kombin shqiptar.

Neni 4

4.1. Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” përfshin hapësirën e varrezave të dëshmorëve të kombit, ku prehen anëtarët e familjes Jashari, lokacionet banuese të kësaj familje, të lagjes Jasharaj dhe hapësirën tjetër nga e cila është bërë rezistencë e armatosur në mbrojtjen e dinjitetit të tyre dhe në mbrojtje të Kosovës.

4.2. Hapësira dhe sipërfaqja e plotë që përfshin kompleksin përkujtimor "Adem Jashari" do të përcaktohet me Planin Urbanistik të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Neni 5

Kompleksi përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz mbikëqyret dhe mirëmbahet nga ana e institucioneve të Kosovës dhe organet e pushtetit lokal.

Neni 6

Shpenzimet e mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së Kompleksit përkujtimor "Adem Jashari" mbulohen nga Buxheti i Kosovës.

Neni 7

Qeveria e Kosovës do të sigurojë mjetet financiare për ngritjen e Kompleksit Përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz.

Neni 8

Është i ndaluar çdo veprim i partive politike, tubimet dhe manifestimet tjera partiake, brenda hapësirës së Kompleksit përkujtimor "Adem Jashari".

Neni 9

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ligji Nr.2004/39

8 shtator 2004,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,

Akademik Nexhat Daci

Kompleksi memorial ne Prekaz


KOMPLEKSI MEMORIAL








Është e lehtë të shkosh të kompleksi memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.


Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt. Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit. Familja Jashari me 12 pasardhës Në një foto me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës. Kjo foto e simbolizon ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.





Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike.


Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari. Disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.


Të Jasharajt valon flamuri kuqezi Si në kompleksin, ashtu edhe të varrezat, valëvitet flamuri kombëtar kuqezi. 9 milionë vizitorë në kompleksin memorial “Adem Jashari” Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz na tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni. Madje sipas ciceronit dita, ditës po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.

Historia e UÇK-së


HISTORIA E UÇK-SË
Shenja dalluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.
Historia e UÇK-së

Kosova, pjesë historike e trungut shqiptar, gjithnjë ishte detyruar të luftonte për liri, për çlirim nga sundime të shumta, në radhë të parë nga sundimi sllav. Kosova, historikisht me popullatën e saj autoktone, iliro-dardane/shqiptare gjatë historisë ishte ballafaquar me kthesa të mëdha, me sfida, me luftërat titanike për jetë a vdekje.

Dhe, në të gjitha ato ballafaqime, pra edhe në fushën e betejës, Kosova, populli i saj, si pjesë e Shqipërisë natyrale kishte dhënë prova të pareshtura se, është dalzotës e fatit të vet, është krenare që besnikërisht e mbron tokën e të parëve, të brezave të sotme dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

Kosova, populli ynë heroik, gjithnjë dhe në çdo etapë të historisë së këtij nënqielli, krahas tribunëve të lirisë, mendimtarëve të shquar atdhetarë, liridashës, dha edhe trimat e çlirimit, luftëtarët që dolën nga gjiu i këtij populli dhe që, me Flamurin e Skënderbeut marshuan në fitoret e kombit tonë. Prandaj, historikisht, Kosova, kjo pjesë e trungut shqiptar gjithmonë në mejdanin e betejës ka nxjerrë trima, ushtarët e lirisë, ushtrinë shqiptare. Në këtë kuptim, rrënjët shpirtërore dhe jo vetëm kombëtare e historike të lindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet kërkuar në të kaluarën tonë kreshnike, në epopetë e lashta shqiptare, sepse themeluesit, ideatorët, trimat dhe pjesëtarët e UÇK-së ishin stërnipat e Gjergj Kastriotit, të Sylejman Vokshit, Çerçiz Topallit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit dhe trimave tjerë shqiptarë, të cilët ishin dhe janë emblemë e guximit shqiptar, e vendosmërisë për të qenë Zot të tokës sonë, të Atdheut tonë kudo që shtrihet.

Padyshim, fundshekulli XX, për kombin tonë mbarë, ishte një epokë e re, sepse kishte ardhur çasti i historisë që, me luftën vendimtare të kombit tonë, gjithnjë nën udhëheqjen e UÇK-së me në krye kryetrimin Adem Jashari, të fillonin luftën për çlirimin definitiv nga sundimi sllav, serbo-jugosllav. Kishte ardhur çasti i historisë që, në fushën e betejës, anekënd maleve, fushave, fshatrave, qyteteve të Kosovës të fillonte lufta kundër hordhive, falangave të ushtrisë pushtuese serbo/jugosllave. Ishin djemtë e Kosovës, ishte rinia atdhetare e cila, e frymëzuar nga idetë e lirisë e të çlirimit, kishte dhënë betimin për çlirimin e Kosovës.

Në çdo aspekt dhe nga secili këndvështrim shqiptar, dalja e UÇK-së, në atë nëntorin e dytë shqiptar ishte e pritur. Kjo, sepse gati një shekull të tërë, brez pas brezi populli i Kosovës, i përkrahur gjithnjë nga shteti amë, Shqipëria, por edhe nga vëllezërit tanë në Maqedoni, Mal të Zi e në Kosovën Lindore ishte përgatitur për betejën e madhe, për betejën e cila na solli çlirimin nga sundimi serb/jugosllav. Prandaj, duke qenë koshient për faktin se liria nuk falet, se liria nuk fitohet në tryezën diplomatike, populli trim i Kosovës, djalëria e pamposhtur shqiptare anekënd trojeve shqiptare, një shekull të tërë nuk ishte gjunjëzuar para pushtuesit, por ishte përgatitur për luftë.

Kjo, sepse, sido që rrjedhin zhvillimet politike në Kosovën tonë, pra që nga viti 1912, kur Kosova u ripushtua nga Serbia, të parët tanë, brez pas brezi e kishin të qartë se, çlirimi i Kosovës nuk mund të realizohet vetëm me lëvizjen politike, por sikur na mëson historia kombëtare, Lëvizja politike për çlirim mund të ketë sukses vetëm nëse përkrah saj e ka edhe lëvizjen ushtarake. Ndaj, në rrugëtimin tonë drejt lirisë, drejt çlirimit, drejt të ardhmes së përbashkët kombëtare shqiptarët, brez pas brezi që nga koha e Isa Boletinit me shokë e deri në epokën e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së u përndjekën, u burgosën, u vranë, derdhen gjak. Luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk pushuan të përgatiteshin për betejë kundër pushtuesit, sepse jeta dhe e ardhmja e jonë përcaktohej në fushën e betejës, përcaktohej në fushat legjendare të Kosovës, fusha këto të cilat sa e sa herë gjatë historisë u lagën me gjakun shqiptar.

Pas çlirimit të Kosovës nga sundimi serbo-jugosllav sërish i hedhim një vështrim rolit historik, kombëtar të UÇK-së, ndaj veçoj komponentën e rolit të UÇK-së, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e popullit tonë. Pa dyshim, UÇK, e kishte edhe komponentën e fuqishme përbërëse të Lëvizjes politike, sepse shikuar realisht, jo vetëm para, por veçmas pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore çdo veprimtari e organizuar e shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre që ishin në trojet etnike në Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në Mal të Zi, për strumbullar kishte qëllimet politike, kombëtare që synonte t’i realizonte edhe përmes Lëvizjes së gjerë politike. Nga aspekti tjetër, në të njëjtën kohë, në aktivitetet kombëtare për çlirim, në mënyrë të vendosur punohej për organizimin ushtarak të popullit, sepse, vlerësohej se vetëm përmes një Lëvizje të madhe ushtarake, siç ishte UÇK-ja, mund të çlironim trojet tona etnike nga sundimi sllav.

Në çastin historik, kur në skenën e hapur të politikës sonë kombëtare u paraqit UÇK-ja, ajo në të njëjtën, kohë ishte Lëvizje politike/kombëtare dhe Lëvizje ushtarake shqiptare. Arsyet për këtë konstatim janë të shumta dhe të parreshtuara. Por, unë do të veçoj disa nga ato.

E para, ishte e pakonceptueshme që, pa Lëvizjen politike të mund të krijohej fushëveprim për Lëvizje ushtarake, pra se pa paraqitjen e bërthamave të UÇK-së edhe si Lëvizje e madhe politike e kombëtare të mund të krijohej, themelohej, zgjerohej dhe afirmohej Lëvizja ushtarake, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke qenë në të njëjtën kohë, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake. Ajo, para orës së madhe të historisë sonë u paraqit, u manifestua edhe si element i rëndësishëm i pajtimit kombëtar, pajtim aq i kërkuar dhe aq i pritur ndër shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë.

E dyta, Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe ajo mbrojtje dhe çlirimi nga pushtimi serbo-sllav nuk mund të realizohej vetëm me dëshirën, me idealin për liri, çlirim, vetëm me segmentin politik, por domosdosmërisht me luftë. Dhe, luftën do ta bënte, siç edhe e bëri, e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila duke luajtur me sukses dhe në të njëjtën kohë të dyja rolet, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, arriti që ta mobilizonte popullin për betejë, për betejë jo vetëm politike, kombëtare, por edhe për betejën e armatosur. Kosova e robëruar, me të drejtë iu drejtua bijve të saj, stërnipave dhe stërmbesave të saj, ku nga gjiri i popullit doli pjesa më e ndritur e shpirtit të papërkulur shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e kombit.

Populli, i cili nxori UÇK-në, në Lëvizjen politike dhe ushtarake të UÇK-së e identifikoi dritën e lirisë, rrugën e çlirimit të vet nga sundimi serbo/jugosllav.

E treta, UÇK-ja duke qenë Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e Kosovës, dhe e popullit shqiptar më gjerë, u rrit dhe u zhvillua në ushtri moderne.

UÇK, si Lëvizje politike dhe ushtarake e popullit të Kosovës, shumë shpejt u bë shpresë reale, e prekshme që pushtoi gjithë zemrat dhe shpirtrat e bijve dhe bijave atdhetare shqiptare kudo që ishin. Në fakt, me UÇK-në, si Lëvizje ushtarake, si ushtri moderne e Kosovës u ngrit lartë morali i qëndresës i gdhendur në ballin e secilit luftëtar të lirisë: “Liri a vdekje për Atdhe”! Me UÇK-në, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, përkatësisht ushtri çlirimtare dhe triumfuese, doli në pah ndjenja e kryerjes së detyrës ndaj Atdheut. Prandaj, edhe sot mund të konstatojmë se, luftëtarët e UÇK-së ishin sa ushtarë po aq edhe politikanë.


28 NENTOR 1998 

Adem Jashari



ADEM JASHARI


Adem Jashari u lind më 28 Nëntor 1955 në Prekaz, Komuna e Skenderajt. Ademi ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Adem Jashari mësimet e para i mori në vendlindje kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Skenderaj. Adem Jashari, ishte edukuar në një frymë atdhetare në rrethin familjar, ngase Babai i Adem Jasharit, Shaban Jashari, ishte mësues në disa fshatra të Drenicës. Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar dhe atdhetar që Shaban Jashari e vazhdoi dhe e aplikoi edhe tek fëmijët e tij dhe të shumë breza më radhë, për të arsimuar dhe edukuar gjenerata të tëra në frymën e atdhedashurisë dhe duke kultivuar dhe ngritur vetëdijen kombëtare.

Akti i flijimit të Ahmet Delisë, ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të bashkëvendësve që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar me armë bandat çetnike serbe. Kështu, këtë mesazh më së miri e kuptoi djali i tij Ademi, i cili që në moshën rinore u angazhua në veprimtarinë patriotike-ilegale duke marrë pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981. Menjëherë pas kësaj, një ngjarje tjetër që i jepi të kuptoj Adem Jasharit dhe familjes së tij, se pushteti serb nuk duhet lejuar që të zgjasë sundimin e tij, ishte edhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarako-policore jugosllave.

Ky akt i flijimit për atdhe, i Tahir e Nebih Mehës la mbresa të thella në shpirtin dhe vendosmërinë e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët në ceremoninë e varrimit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës se “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut.” Përcaktimi për t’u flijuar për atdhe ishte akti më sublim i Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Kjo dëshmon se cili ishte orientimi i tij në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe se si duhet bërë përpjekje dhe sakrificë për ta çliruar vendin nga dhuna dhe terrori i pushtetit serb. Kështu, veprimtaria atdhetare e Adem Jasharit, që në vitet e 80-ta kishte filluar që të marr kahe të reja duke u bërë anëtar i organizatave patriotike-ilegale të kohës. Gjatë kësaj periudhe kishte shpërndarë trakte, përmes të cilave kërkohej mobilizim i popullit për çlirim. Në grupin e Adem Jasharit bënin pjesë edhe atdhetarët si: Ilaz Kodra, Jakup Nura, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Fadil Kodra etj. Ndërsa, Adem Jashari për veprimtarinë e tij atdhetare e kombëtare do të shquhet për organizimin e protestave të fuqishme që u bënë në Skënderaj më 1989, në shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj ndryshimit të amendamenteve kushtetuese dhe suprimimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, nga ana e Serbisë.

Si vazhdim i aktivitetit kombëtar, në vitin 1989 filloi të bëhet shkrirja e disa grupeve patriotike të ndryshme atdhetare brenda e jashtë Kosovës në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Veprimtarët e LPK-së do të bëhen prijatar të lëvizjes çlirimtare gjithëpopullore dhe njëherit edhe të asaj për pajtimin e gjaqeve. Mirëpo, pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

Ky fenomen u pasqyrua sidomos pas vitit 1990 kur Adem Jashari kryen një aksion të armatosur mbi stacionin e policisë në Skenderaj, me ç’rast plagos një polic serb. Aksione të tjera në të cilat objekt sulmi janë patrullat serbe dhe stacionet e policisë, që merr pjesë vetë Adem Jashari me të tjerët janë edhe ato në Mitrovicë, tek Ura e Gjakut, në Shipol, në Runik, në Drenas etj. Kurse me urdhrin e tij janë bërë aksione të armatosura në Shtime, Prizren, Klinë etj. Vija e veprimit të këtij formacioni të armatosur është mbajtur në relacionin Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që nga vitet 1990. Për dallim nga disa grupe të tjera që kishin ushtruar po ashtu në poligonet ushtarake të Shqipërisë, i vetmi formacion (bërthama) i Adem Jasharit nuk ishte shpërbërë. Një grup veprimtarësh nga Deçani arrestohet, kurse grupet tjera nuk janë të zëshme.

Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur. Në këtë grup bënin pjesë Adem Jashari, i cili i printe grupit, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe Murat Jashari. Pas përfundimit të stërvitjes, ky grup kthehet në Drenicë më 7 dhjetor 1991, i pajisur me armatim. Ky grup kishte për detyrë t’i zgjerojë radhët.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Por, këta veprimtarë nuk ishin armatosur dhe nuk kishin stërvitur për t’u dorëzuar, siç shprehej vetë Adem Jashari.
Adem Jashari, vëllai i tij që kishte qëlluar në pushime, Rifati, Hamëz Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe Sahit Jashari, vendosin që të luftojnë dhe ta çajnë rrethimin me çdo kusht. Pavarësisht se policia kishte angazhuar numër të madh njerëzish, madje edhe teknikë të rëndë, autoblinda dhe helikopterë, pas rezistencës së grupit, nuk arrin t’i mposhtë luftëtarët. Kjo ngjarje bëri jehonë të madhe.

Nga shumë anë të Drenicës, atë ditë dhe atë mbrëmje kishin lëvizur njerëz që ishin të gatshëm për t’iu bashkangjitur rezistencës së Prekazit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalietet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Me 5 prill 1993, në shtëpinë e Adem Jasharit është mbajtur një takim i rëndësishëm. Përveç pjesëtarëve të formacionit të armatosur të Adem Jasharit, në këtë takim kishte edhe veprimtarë politikë. Në këtë takim vendoset që të zgjerohet formacioni ushtarak. Pikërisht në këtë takim Adem Jashari propozon që aksionet që kryheshin në Kosovë, të bëhen në emër të “Ushtrisë së Kosovës”. Në këtë takim vendoset që Komandant i Ushtrisë së Kosovës, të emërohet Adem Jashari. Sulmet mbi forcat policore serbe tashmë kanë një koordinim. Nga koordinimi, zgjerimi dhe strukturimi i grupeve të armatosura krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1993).

Adem Jashari së bashku me Hamzën dhe me shumë bashkëluftëtarë edhe në vitet e më vonshme u organizuan edhe më shumë dhe ndërmorën disa aksione kundër ushtrisë dhe të policisë serbe. Për këtë veprimtari atdhetare e kombëtare pushteti serb kishte organizuar edhe procedura penale, ku nga gjykata e Qarkut e Prishtinës, në mungesë, më 1997 shqiptohet dënimi me burg prej njëzet vjet për Adem Jasharin, Ilaz Kodrën, Sahit Jasharin, Fadil Kodrën, Jakup Nurën, Zenun Kodrën dhe Rexhep Selimin, ndërsa me 10 vjet “dënohet’’ Hashim Thaçi. Më këtë rast mund të themi se Adem Jashari ka qene i dënuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi që Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 2O vjet burg në mungesë: në vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997.

Njësiti luftarak i Prekazit, identifikohet me emrin e Adem Jasharit, në saje të cilësive të larta strategjike, luftarake, në saje të karakterit dhe tipareve të tij ushtarake. Të gjithë njerëzit e interesuar që përmes kryengritjes së armatosur ta zgjidhin problemin e Kosovës ishin të interesuar të kontaktonin personalisht me Adem Jasharin, i cili tashmë, vite e vite qëndronte në Kosovë, në baza të shumta. Bërthama e tij luftarake, struktura e tij e armatosur ishte e gatshme për t’u rritur dhe për t’u zgjeruar.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe. Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani. Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci nga Llausha, i vrarë nga forcat serbe që tërhiqeshin pas dështimit dy ditë më parë, UÇK-ja doli hapur në skenën politike dhe ushtarake të Kosovës. Dalja në skenë hapur e UÇK-së bëri që forcat serbe të sigurisë të mos ndjenin siguri në zonën e Drenicës. Ato filluan barrikadimin në punkte të caktuara me përforcime të veçanta. Por, aq sa fuqizohej dhe përhapej struktura e UÇK-së në terren, aq edhe përforcimet serbe shtoheshin. Provokimet dhe tentim sulmet e policisë serbe nuk pushuan.

Policia serbe, me njësitet e saj speciale organizoi një sulm mbi shtëpinë e Jasharëve më 22 janar 1998. Sulmi nisi në orët e hershme të mëngjesit, ishte i rrufeshëm, por hasi në rezistencën dhe gatishmërinë e madhe të familjes Jashari, e cila ishte e përgatitur dhe gjithnjë kujdestaronte ditë e natë. Njësia speciale e komandosëve serbë tërhiqet pas gjysmë ore, sepse anëtarët e familjes Jashari që ishin brenda shtëpisë u kundërpërgjigjën me zjarr. Ishte ky sulmi i dytë i forcave serbe mbi shtëpinë e Adem Jasharit. Në këtë përleshje plagosen dy vajza të reja të Jasharëve.

Si një kundërsulm ndaj aksioneve të forcave serbe, më 28 shkurt 1998, një grup bashkëluftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Kështu, në vitet e 90-ta, Familjen Jashari, ishte bërë objektivi kryesor i sulmeve të forcave ushtarako-policore serbe që ishin dislokuar në Kosovë. Adem Jashari nuk i ndërpreu për asnjë çast aksionet ushtarake kundër forcave policore dhe ushtarake serbe deri në rënien heroike të tij.

Adem Jashari ishte i martuar me Adile Ramën nga Akrashtica dhe kishin pesë fëmijë, (tre djem dhe dy vajza). Lulzimi, Fitimi, Kushtrimi, Shqipja dhe Marigona.
Referenca :ademjashari.rks-gov.net

Historia e Familjes Jashari


HISTORIA E FAMILJES JASHARI


Çlirimi i Kosovës është vepër e disa brezave të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar. Lëvizja Kombëtare për çlirim nga pushtuesi serb ka kontiunitetin që nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër[1] padrejtësisht përgjysmoi Shqipërinë dhe la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysmën e popullit shqiptar.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët përveç ëndrrës për çlirim e bashkim kombëtar, patën krijuar edhe iluzione të ushqyera si nga e djathta ashtu edhe nga e majta se pas Luftës do të bashkoheshin tokat shqiptare dhe do të formohej Shqipëria etnike. Për këtë çështje nuk kanë munguar as përpjekjet, fillimisht nga e djathta shqiptare një pjesë e së cilës kishte rënë në prehrin e fashizmit dhe nga e majta shqiptare, bile edhe ajo jugosllave se pas Luftës Nacionalçlirimtare[2] Kosova do t’i bashkohej Shqipërisë.[3]

Mbi bazën e këtij deklarimi, Këshilli Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit[4], në Konferencën e Bujanit të 31 dhjetorit 1943 e 1 e 2 janarit 1944[5] ishte deklaruar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këto iluzione do të shuhen më 8-10 korrik 1945, kur në Konferencën e Komitetit Krahinor në Prizren[6] u vendos që Kosova t’i aneksohej Serbisë[7] me arsyetimin se Serbia ishte më e zhvilluar dhe kishte mundësi më shumë se Shqipëria t’i ndihmonte zhvillimit ekonomik të Kosovës?! Kështu Serbia zyrtarizoi pushtimin e ri mbi Kosovën, por në asnjë kohë nuk arriti ta shuaj ëndrrën e shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar.

Pas Luftës së Dytë Botërore[8], Lëvizja Kombëtare për çlirim e bashkim kombëtar edhe pse në kushte të vështira, të një robërie të egër, të një pushtimi klasik, të një terrori shovinist e komunist jugosllav, në asnjë kohë nuk e ndali veprimtarinë politike shovinist e komunist jugosllav, në asnjë kohë nuk e ndali veprimtarinë politike në kushte klandestiniteti. Kjo veprimtari e Lëvizjes Kombëtare, kulmin e saj të organizimit e të veprimit e arrin në tri dekadat e fundit të shekullit XX. Maja e kësaj Lëvizje pa dyshim është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila duke qenë një instrument i fuqishëm i bashkimit përtej të djathtës e të majtës shqiptare, bile edhe përtej shqiptarëve, arriti ta realizojë një pjesë të madhe të aspiratës kombëtare. Fitorja që arriti populli shqiptar, i ndihmuar nga komuniteti ndërkombëtar në qershor të vitit 1999 është fitore e madhe. Vetëm idealistët e kishin besimin e patundur në këtë fitore, prandaj i kishin hyrë planifikimit, organizimit dhe veprimit të guximshëm ushtarak për çlirimin e Kosovës.
Është e natyrshme që në këtë planifikim e realizim të madh kombëtar, organizata dhe individë të ndryshëm të kenë pasur ndikimin dhe kontributin e tyre të pa mohueshëm. Shikuar në këtë rrafsh, ndikimi i familjes Jashari ka të veçantat e saj dalluese, të pa krahasueshme, unikate dhe përcaktuese në këtë fitore të madhe kombëtare të arritur në kapërcell të shekullit të kaluar.

Nga fillimi i shek. XX, Drenica bëhet një nga qendrat e Lëvizjes Kombëtare për çlirim. Në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të shekullit të kaluar, Prekazi është dalluar për veprime të guximshme e të rëndësishme kombëtare. Historia na tregon për qëndresën burrërore të Ahmet Delisë i cili me sëpatë u ndesh suksesshëm me bandat çetnike serbe. Kjo qëndresë do të përcillej edhe gjatë viteve të Lëvizjes Kaçake[9] dhe më pas në Luftën e Drenicës, 1944 – 1945.[10]

Prekazi u dallua edhe në vitin e parë të Pranverës shqiptare, kur më 13 maj 1981, Tahir dhe Nebih Meha luftuan trimërisht kundër njësive speciale jugosllave. Në këtë kohë në skenë nis të dalë familja Jashari, Shaban Jashari me të bijtë, Hamzën dhe Ademin, të cilët mbi varret e dëshmorëve, Tahir e Nebih Meha, betohen[11] se do të vazhdojnë luftën për çlirimin e bashkimin e kombit. Gjenealogjia e familjes Jashari është e vjetër Prekazi i Poshtëm përbëhet prej katër lagjeve: lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku.

Tri lagjet e para janë krijuar prej tre vëllezërve: Jasharit, Kadriut dhe Mehës, prandaj edhe janë të një gjaku, ndërsa Lushtakët janë të ardhur më vonë në Prekaz. Jashari ka pasur tre djem, ndërsa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej djalit të tretë të Jasharit, Muratit, prej të cilit pastaj janë krijuar brezat e tjerë të familjes tonë: Fazliu, Murati, Shabani. Shabani (Murat) Jashari, ishte martuar me Zahiden, dhe i kanë lindur tre djem: Rifati, Hamza dhe Ademi.[12] Kështu, trungu i familjes Jashari vazhdon të zgjerohet dhe të shtohet dita ditës duke u ripërtërirë breza të tërë.
Mirëpo, Shaban Jashari dashurinë për komb e atdhe e kishte shfaqur që në vitet 50 të shekullit të kaluar, por rezistenca më serioze, më publike e familjes Jashari që do të marr dhenë ndodh në dhjetor të vitit 1991, kur me armë u ndeshën me forcat policore serbe. Në mëngjesin e 30 dhjetorit, forca të mëdha policore serbe ia kishin mësy Jasharëve për të burgosur Adem Jasharin dhe formacionin e tij të armatosur. Në histori ka edhe ngjarje të rastësishme, por kjo e familjes Jashari, për Adem Jasharin dhe formacionin e tij të armatosur nuk ishte rastësi, ishte ngjarje e pritur, e përgatitur, e planifikuar dhe e realizuar suksesshëm.

Adem Jashari vite më parë ishte i organizuar në Lëvizjen Kombëtare, në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës më vonë të quajtur LPK[13]. Në fillim të viteve ’90, i kishte mbaruar përgatitjet ushtarake në Shqipëri me qëllim formimin e Ushtrisë së Kosovës për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera me Shqipërinë. Këtij qëllimi Adem Jashari dhe familja e tij do t’i qëndrojnë besnik e konsekuent deri në rënien e tyre të lavdishme me 5,6 e 7 mars 1998. Për këtë qëllim të lartë njerëzor, politik e kombëtar Adem Jashari e kishte bekimin e prindërve, mbështetjen e vëllezërve dhe miratimin e tërë familjes Jashari. Këtë gatishmëri, këtë guxim e qëllim nuk e kishin për hir të interesit të ngushtë familjar, apo ndonjë interes tjetër meskin, sepse ishin të vetëdijshëm se gjithçka që po bënin, po e bënin për interesin e kombit e të atdheut. Familja Jashari, ishte e vetëdijshme për shkallën e rrezikshmërisë, por me ndërgjegje të lartë dhe e bindur se pa luftë, pa gjak e flijime të dhimbshme nuk ka e nuk mund të kishte lirim dhe bashkim kombëtar, hyri në veprime luftarake e vetëmohuese, për të bërë kthesë historike në Lëvizjen tonë kombëtare. Këtë gatishmëri e guxim të ndërgjegjshëm familja Jashari e tregoj disa herë, më 30 dhjetor të vitit 1991, më 22 janar 1998, dhe së fundi në Marsin e lavdisë e të krenarisë kombëtare, në marsin e mobilizimit e të masivizimit të shqiptarëve për luftën çlirimtare.

Më 30 dhjetor 1991, qëndresa në familjen e Shaban Jasharit, nga formacioni i armatosur i Adem Jasharit, në historinë më të re të Kosovës paralajmëroi fuqishëm daljen në skenë të organizimit më të lartë kombëtar, politik e ushtarak për çlirimin dhe bashkimin e kombit tonë.[14] Të gjitha formacionet e armatosura e çlirimtare të formuara më vonë në hapësirat tona kombëtare, do ta pinë ujin e frymëzimit në këtë gurrë të pashtershme shqiptare, e cila do të shërbejë në çdo kohë për edukimin e liridashësve dhe të atdhedashësve të çdo brezi. Në familjen Jashari po niset një fillim i ri dhe i vështirë për të gjithë në Kosovë.

Atë ditë do të maltretohej e gjithë familja dhe lagja e Jasharëve. Maltretimi, përbuzja dhe nëpërkëmbja e shqiptarëve po shtrihej gjithandej Kosovës. Të pakt ishin ata që nuk donin ta shihnin e ta ndjenin poshtërimin e përditshëm që u bëhej shqiptarëve. Nga 30 dhjetori i vitit 1991 lagjen e Jasharëve, e veçanërisht familja e Shaban Jasharit vazhdimisht është vëzhguar nga forcat policore dhe ushtarake të armikut, por Jasharët vazhdonin të jetonin me krenari në shtëpitë e tyre, në pronën e tyre, në Kosovën e tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe, me ndonjë mungesë të shkurtër, familjes Jashari dhe Prekazit i bënte roje vigjilente formacioni i armatosur i Adem Jasharit. Në Prekaz asgjë nuk po zhvillohej spontanisht apo rastësisht. Familja Jashari vazhdonte jetën nën shtetrrethim të plotë, por e bindur në fitore.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme në historinë e familjes Jashari që tregoi vitalitetin e mobilizimit luftarak të kësaj familje të madhe shqiptare, është ai i 22 janarit të vitit 1998.[15] Atë ditë ndodhi sulmi i diversantëve serbë mbi këtë familje liridashëse, me synimin kryesor zhdukjen e familjes dhe të rezistencës së shqiptarëve për liri. Siç kanë treguar ata që e kanë përjetuar, sulmi ishte i rrufeshëm por edhe përgjigjja ishte e rrufeshme. Sulmi i diversantëve serbë, familjen Jashari nuk e gjeti të befasuar, përkundrazi mobilizimi ishte i shpejt, i guximshëm dhe mjaft profesional. Ky mobilizim i familjes Jashari është një vlerë shtesë e kësaj familje atdhetare me përgatitje të lartë ushtarake. Një sulm i tillë, diversant dhe i befasishëm do ta gjente në befasi edhe një garnizon ushtarësh profesionistë, por jo familjen Jashari. Diversantët e gjetur në befasi ikin tinëzisht e më “bisht nën shalë”. Kurse, nga Jasharët mbeten dy vajza të plagosura.

Ky sulm ishte një paralajmërim tjetër serioz se Serbia po përgatitej për të ushtruar dhunë në çdo familje shqiptare dhe për t’i luftuar shqiptarët kudo në Kosovë. Drenica dhe tërë Kosova ishin vënë nën rrethim të hekurt. Politika shqiptare në Prishtinë vazhdonte të ishte vetëm në vëzhgim pasiv. Rreziku për luftë, për masakra e dhunë serbe ishte kudo. Ngjarjet që rrjedhin në vazhdim do ta vërtetojnë këtë.
Pak më shumë se një muaj, pas sulmit diversant serb mbi familjen Jashari, më saktë më 28 shkurt e 1 mars 1998[16] ndodhi sulmi dhe masakra serbe në Qirez dhe në Likoshan të Drenicës.[17] Gjatë këtij sulmi brenda dy dite u vranë 24 veta, kryesisht njerëz të paarmatosur e civil. Humbje patën shumë familje të këtyre fshatrave, por fatkeqësia më së rëndi goditi familjen Ahmeti nga Likoshani dhe atë Sejdiu nga Qirezi. Me këto sulme, Serbia po godiste bërthamën e shoqërisë shqiptare – familjen. Pas masakrës së Qirezit e të Likoshanit, makineria policore dhe ushtarake serbe do të sulmoj Jasharët e Prekazit, me qëllim likuidimin e familjes Jashari, likuidimin e bërthamës së UÇK-së dhe komandantit të saj Adem Jashari. Armiku synonte që pas kësaj në Kosovë të sundonte frika nga dhuna, terrori e masakrat serbe dhe kështu të shuheshin përpjekjet e shqiptarëve për liri e shtet kombëtar.

Më 5, 6 e 7 mars 1998[18], familja Jashari për të tretën herë, me forca të mëdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisë. Kaq seriozisht e kishte marrë Serbia luftën me Jasharët legjendar. Serbia në Kosovë ka vrarë, ka masakruar, përgjysmuar e shuar shumë familje shqiptare, pse ishin shqiptare, pse Serbia kërkonte dëbimin dhe shfarosjen e tyre dhe planifikonte përjetësimin e sundimit serb mbi Kosovën. Sulmi mbi familjen Jashari, nuk u bë vetëm pse ishte shqiptare, por pse pjesëtarët e saj ishin luftëtarë, pse ishin bërthama e UÇK-së, pse ishin shembulli i familjes liridashëse, pse Serbisë i kishin shkaktuar humbje dhe kërkonte të hakmerrej mbi një familje për të përhapur tmerr e frikë në çdo vatër shqiptare. Sulmi në familjen Jashari nuk kishte vetëm qëllimin e zhdukjes së një familje shqiptare dhe vrasjen e komandantit të UÇK-së, por qëllim kryesor kishte vrasjen e guximit të shqiptarëve për të luftuar për çlirim e bashkim kombëtar. Edhe në sulmin e marsit si në sulmet tjera familja Jashari nuk u kap në befasi. Sulmit iu përgjigjën përsëri nga “shtatë deri në shtatëdhjetë”, një traditë e vjetër kjo shqiptare. Asnjë anëtar i familjes Jashari nuk është viktimë, të gjithë janë kapedanë dhe heronj: Luftëtari i fundit i rënë, i njëzet, nga familja Jashari, sipas të dhënave ishte Kushtrim Adem Jashari[19] i moshës 13 – 14 vjeçare. E tillë ishte shkolla e edukimit atdhetar në familjen Jashari të Prekazit të Drenicës. Një shkollë që do të mbahet mend brez pas brezi dhe përjetësisht.

Mund të përfundojmë me plotë të drejtë se Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik. Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla.

Në çdo përvjetor, Jasharët që mbijetuan, Jasharët e ripërtërirë, në fytyrat e tyre nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim; në çdo fytyrë të Jasharëve sheh dashuri, bujari krenari për fitoren e arritur kombëtare. Edhe në këtë rrafsh, edhe në Kosovën e re Jasharët dëshmojnë dhe rrezatojnë veçantinë e tyre familjare të trashëguar, që është për tu lakmuar nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

----------------

[1] Konferenca e Ambasadorëve në Londër i filloi punimet me 17 dhjetor 1912-29 korrik 1913. Për më tepër shih: Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë, 1978, f. 410-412 ; Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, Tiranë, 2003, f. 164-165; Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, II, Tiranë, 1984, f. 278-280; Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë, 2009, f. 80-82; Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, 2006; Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX-të, Tiranë, 2004; Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë, 2002, f. 508-510; Historia e Popullit Shqiptar III, Tiranë, 2007, f. 34-35; Serge Metais, Histori e Shqiptarëve nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës, Tiranë, 2006, f. 274-275; Peter Bartl, Shqiptarët, Tiranë, 2008, f. 147; Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, Tiranë, 1987, f. 298-299; Skënder Rizaj, Falsifikimet e historiografisë serbe, Prishtinë, 2006, f. 29; Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë (1699-1918), Prishtinë,2010, f. 464-478; Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986; Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1990, f. 145-148; Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë 1912-1939, I, Shkodër, 2006, f. 70-82; Marenglen Verli, Kosova në fokusin e historisë, I, Tiranë, 2000-2002, f. 91-124.

[2] Për më tepër shih: Ali Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë (1941-1945), Prishtinë, 1971.

[3] Për më tepër shih: Ana Lalaj, Kosova, rruga e gjatë drejt vetëvendosjes, Tiranë, 2000, f. 31-33.

[4] Për më tepër shih: Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës, shtator 1944-korrik 1945, Tiranë, 1994, f. 160-162; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë, 1997, f. 269-270.

[5] Për më tepër shih: Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 2001, f. 320-321; Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, New York, 2002;

[6] Për më tepër shih: Sami Repishti, Fryma e LSHP dhe evolucioni politik i Kosovës në LSHP, Romë, 1978, f-127-128; Sabile Keçmezi-Basha, Lëvizjet ilegalepatriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë, 1998.

[7] Për më tepër shih: Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika, Prishtinë, 1994, f. 194-196; Lefter Nasi, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990, f. 409; Sabile Keçmezi-Basha, Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2009, f. 36-45.

[8] Për më tepër shih: Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997.

[9] Për më tepër shih: Limon Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë, (Temë doktorature), Prishtinë, 1979; Limon Rushiti, Kujtime për Lëvizjen Kaçake në Kosovë, Prishtinë, 2003; Fazli Syla, Poezia popullore shqiptare e kaçakëve, Prishtinë, 1982.

[10] Për më tepër shih: Muhamet Mjeku, Lufta eDrenicës, Prishtinë, 1991

[11] Për më tepër shih: Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari,Prishtinë, 2003.

[12] Po aty, f. 9-17.

[13] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kosova në kontekst historik, Prishtinë, 2010, f. 57-59; Fazli Veliu, LPK dhe UÇK: Një emblemë, një qëllim, Tiranë, 2001, f. 73-87.

[14] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kthesa e Madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 20.

[15] Po aty, f. 24, 52.

[16] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kthesa e Madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 69-72.

[17] Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004, f. 207-208.

[18] Kjo betejë njihet edhe si Epopeja e UÇK-së, që simbolizon sakrificën dhe flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij në mbrojtje të atdheut, familjes dhe pragut të shtëpisë.

[19] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari, Prishtinë,2003.

Referenca:https://ademjashari.rks-gov.net

KOHA