Sunday, April 14, 2019
Tahir Meha
Tahir Meha (lindur më 10 tetor 1943 në Prekaz, Drenicë – vdiq më 13 maj 1981) ishte shqiptar nga Kosova, aktivist politik dhe kundërshtarë i regjimit serb (jugosllav) në Kosovë.
Tahiri vjen nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.
Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë. Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"[1]
Kulla e Tahir Mehes në Prekaz
Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta nderonte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës dhe në Luftën e Tahir Mehës.
Referenca Wikipedia
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment